Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Salianji kritikon deputetët e PD: Nuk duhet të binin në kurthin e Ramës. Berisha nuk mund të ikë, por…
Partia Demokratike ka nevojë të ripërtërihet, theksoi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, dhe kryetari Sali Berisha duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për ta realizuar si proces. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj për rubrikën “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD, z. Salianji tregoi se aksionet e fundit opozitare po provojnë se kampi i tij ende vazhdon të luftojë politikisht në kushte jo të mira. Ai tha se kolegët e tij po bien vazhdimisht në kurthet e kryeministrit Edi Rama, siç ndodhi, sipas tij, edhe në seancën plenare të javës së kaluar për votëbesimin e qeverisë. “Qeveria apo Edi Rama, që e drejton qeverinë, kishte arsyet e veta për të mos e lejuar debatin, për shkak se mbas tri mandateve qeverisje katastrofike, Edi Rama...