Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zgjedhjet parlamentare në Moldavi, Presidentja akuzon Rusisë për ndërhyrje: Po synon të nxisë trazira dhe të blejë vota
Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, e akuzoi Rusinë se po paguan “qindra persona” për ta destabilizuar këtë shtet para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen gjatë kësaj fundjave. Ish-republika sovjetike, që gjendet mes Ukrainës të përfshirë në luftë dhe Rumanisë – shtet anëtar i Bashkimit Evropian – vazhdimisht ka paralajmëruar për ndërhyrje ruse. Moldavët do të votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare. “Qindra individë po paguhen [nga Rusia] për të nxitur trazira, dhunë dhe për të përhapur frikë”, tha Sandu në një video-adresim të transmetuar mbrëmjen e së hënës. Ajo tha se “Kremlini po derdh qindra miliona euro për të blerë qindra mijëra vota”, teksa i bëri thirrje qytetarëve që të pengojnë rikthimin në pushtet “të atyre që tani po blejnë vota”. Më herët...