Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tjetër aksident në Fier, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një tjetër
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në unazën perëndimore të qytetit të Fierit. Një automjet tip ‘Toyota’ ka humbur kontrollin, është përplasur me një tjetër automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur në mes të rrugës. Sipas të dhënave paraprake, fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur, por vetëm për dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Top Channel