Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gazetari: Kur ka një luftë Rama-Veliaj, opozita nuk duhet të marrë pjesë
Gazetari Ardit Rada u shpreh në A2 CNN se opozita nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliaj. Në “Off the Record”, Rada deklaroi se PD nuk duhet të ndërhyjë në luftën mes Ramës dhe Veliajt. “Kërkesa e opozitës është ajo e Berishës që thotë se duhet të marrë pjesë që të nxjerrë krimet e Ramës. Kur ka një luftë Rama-Veliaj, opozita nuk duhet të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit për të mos u bërë vegël e Ramës, për të mos e ndihmuar…Duhet avokati i Veliajt t’i kërkojë gjykatës dhe prokurorisë të marrë pjesë dhe duhet ju si PD që ti kërkoni gjykatës që Veliaj të marrë pjesë”, tha Rada në “Off the Record”.