Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbledhja për shkarkimin e Veliajt/ Klosi: Tirana ka nevojë për drejtues! Opozita ende pa një emër kandidati
Teksa nesër do të zhvillohet mbledhja e Këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, për Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, Tirana ka nevojë për një krytetar bashkie që të drejtojë kryeqytetin, pasi Veliaj nuk mund ta ushtrojë dot detyrën për shkak se ndodhet në burg. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Klosi tha se ndërsa PS ka zgjedhur kandidaten që do të garojë për drejtuese e Bashkisë së Tiranës, nga ana tjetër opozita ende s’ka paraqitur një emër. “Qyteti ka nevojë për një drejtues. Tirana nuk mund të rrinte pa një kryetar. Ne nuk i komentojmë vendimet e gjyqësorit do të respektojmë institucionet e drejtësisë së re. Ai nuk e ushtron detyrën sepse është i izoluar dhe me...