“Nuk sjell kapital të shtuar”/ ‘Fati’ i Erion Veliaj, flet politologu: Është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron

“Nuk sjell kapital të shtuar”/ ‘Fati’ i Erion Veliaj, flet politologu: Është një “kufomë politike”, PS nuk po e mbron

Politologu Ilir Kalemaj i ftuar në një studio televizive tha se Partia Socialiste nuk po e ndihmon Erion Veliajn dhe as po e mbron nga pikëpamja politike dhe juridike. Sipas Kalemajt, Veliaj është një “kufomë politike”. Politologu po ashtu vë në dukje se Ogerta Manastirliu nuk ishte një zgjedhje rastësore, por e mirëmenduar nga Edi Rama, si kandidate për Bashkinë e Tiranës. “E përjashtoj apriori skenarin që ata e bëjnë për ta ndihmuar Erion Velijn. Veliaj s’është marrë në mbrojtje politike dhe as juridike nga partia ku ai ka qenë eksponenti i dytë apo i tretë më i rëndësishëm. Janë avokatët e tij që janë ankuar për shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut. E përjashtoj këtë si mundësi. PS s’është duke e ndihmuar...