Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez

Franca njeh zyrtarisht shtetin palestinez

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se vendi i tij njeh zyrtarisht shtetin palestinez. Udhëheqësi francez tha se me këtë vendim ai po vepron në interes të paqes, mes kritikave nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. “Në përputhje me zotimin historik të shtetit tim ndaj Lindjes së Mesme, paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve, sot njoftoj se Franca njeh shtetin e Palestinës”, tha Macron gjatë fjalimit në Kombet e Bashkuara, teksa delegacioni palestinez mirëpriti vendimin. Macron e bëri publik lajmi në nisje të samitit për palestinezët, takim që po mbahet në OKB. Por, as ky takim, e as njoftimet për njohjen e shtetit palestinez nuk pritet të kenë ndonjë ndikim real në terren, ku Izraeli po kryen një ofensivë të madhe në Rripin e Gazës dhe...