Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Nuk mund të biem në çdo kurth të Ramës”, Salianji kritikon menaxhimin e opozitës: Koha nuk pret, duhet të luftojë me..
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka nevojë të ripërtërihet dhe Sali Berisha duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për ta realizuar si proces. Salianji tha se aksionet e fundit opozitare po provojnë se kampi i tij ende vazhdon të luftojë politikisht në kushte jo të mira. Ai shtoi se kolegët e tij po bien vazhdimisht në kurthet e kryeministrit Edi Rama, siç ndodhi, sipas tij, edhe në seancën plenare të javës së kaluar për votëbesimin e qeverisë. “Qeveria apo Edi Rama, që e drejton qeverinë, kishte arsyet e veta për të mos e lejuar debatin, për shkak se mbas tri mandateve qeverisje katastrofike, Edi Rama nuk ka më çfarë t’u thotë shqiptarëve. E gjithë narrativa e tij e tanishme është shpikja...