Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pse PD s’ka një kandidat për Tiranën? Teliti: Kandidatët duhet të pranojnë atë që ua kërkon trupa politike
Dorjan Teliti, një nga figurat e Partisë Demokratike, gjatë një interviste në emisionin “Real Story”, komentoi garën e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se e vetmja rrugë për përballjen me mazhorancën është bashkimi i forcave opozitare. “Loja politike në Tiranë është e hapur. Ne do të hyjmë në një betejë – pse jo për ta fituar. Duhet një kandidat që ka besimin e të gjitha forcave opozitare, nga ai që ka pesë vota deri tek ne që kemi 500 apo 600 mijë vota,” u shpreh Teliti. Ai theksoi se bashkimi i faktorit opozitar është detyra kryesore e momentit. Teliti shtoi se Partia Demokratike ka potencialisht dhjetëra emra të denjë për kandidaturë. Sipas tij, çdo person që ka mbajtur poste të rëndësishme në bashkinë...