EMRI/ Firmat piramidale online XUEX, arrestohet organizatori kryesor në zonën e Divjakës

EMRI/ Firmat piramidale online XUEX, arrestohet organizatori kryesor në zonën e Divjakës

35-vjeçari Ereledio Shebeku është arrestuar nga policia këtë të hënë. Shebeku, është i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës.  Operacioni “XUEX” tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike. Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta. Njoftimi: Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë...