Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Njohja e shtetit palestinez në Asamblenë e OKB-së, reagon Shtëpia e Bardhë: Shpërblim për terroristët e Hamasit
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt u pyet në lidhje me planet e SHBA-së për të reaguar ndaj numrit në rritje të vendeve që po njohin shtetin palestinez. “Presidenti ishte shumë i qartë, ai nuk pajtohet me këtë vendim”, tha ai. “Ai foli për këtë në Mbretërinë e Bashkuar, duke qëndruar pranë mikut të tij, kryeministrit Starmer. Ai beson se kjo nuk bën asgjë për të ndihmuar lirimin e pengjeve, i cili është objektivi kryesor tani në Gaza, nuk bën asgjë për të ndihmuar në përfundimin e këtij konflikti dhe përfundimin e kësaj lufte”, tha Leavitt para gazetarëve. Ajo shtoi se Trump beson se një veprim i tillë “është një shpërblim për Hamasin”. Top Channel