“XUEX”/ Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

“XUEX”/ Skemat piramidale online, arrestohet organizatori kryesor i zonës së Divjakës

Në kuadër të operacionit “XUEX” është arrestuar organizatori kryesor i zonës së Divjakës. Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi Ereledio Shebeku, 35 vjeç. Më herët janë arrestuar shtetasit Arbër Çela, Emanuel Taullau , Flavio Mukaj, Marius Kodra, Brunilda Todi, dhe Brunilda Ndini. Njoftimi i policisë: Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç. Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me...