Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Armët bërthamore, Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ofruar zgjatjen e traktatit New START mes Moskës dhe Uashingtonit – marrëveshjes së vetme të mbetur për armët bërthamore mes dy vendeve – që pritet të skadojë në shkurt. Duke folur në një takim me këshilltarët e tij të Këshillit të Sigurisë më 22 shtator, Putin tha se lejimi që traktati të skadojë do të kishte pasoja negative për stabilitetin global. “Rusia është e gatshme që të vazhdojë t’iu përmbahet kufizimeve kryesore të traktatit New START edhe për një vit pas 5 shkurtit 2026”, tha Putin. Ai shtoi se SHBA-ja duhet të veprojë njësoj. “Ne besojmë se kjo masë do të jetë e zbatueshme vetëm nëse SHBA-ja vepron njësoj”, tha Putin. Traktati ishte nënshkruar në Pragë më 2010 nga presidentët...