Skandali i radhës i Irenës/ Kalaja nxjerr dokumentet: Martesa e falsifikuar, kontrata fiktive dhe pasuri të pajustifikuar

Skandali i radhës i Irenës/ Kalaja nxjerr dokumentet: Martesa e falsifikuar, kontrata fiktive dhe pasuri të pajustifikuar

Në emisionin ‘Task-Forcë, në SYRI TV, avokatja Adriana Kalaja ka publikuar dokumente të tjera lidhur me skandalin e Irenës me 3 mbiemra. Kalaja e akuzon gjyqtaren Irena Gjoka për falsifikim dokumentesh, kontrata fiktive dhe mashtrim për justifikimin e pasurisë në procesin e vetingut. Sipas Kalasë, në vitin 1996 është firmosur një kontratë qiraje në ‘word’, kur ky program sapo ishte shpikur dhe nuk përdorej në Fier, duke e cilësuar atë si të manipuluar. Ajo zbuloi gjithashtu se kontrata ishte nënshkruar pa noter, mes bashkëshortit aktual të gjyqtares dhe familjarëve të saj, në një kohë kur ajo deklaronte se nuk kishte asnjë lidhje me ta. Kjo kontratë, sipas Kalasë, është përdorur për të justifikuar një shumë prej 57 milionë lekësh, që nuk ka pasur burim të...