Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Teksa vijojnë luftën ndaj ekstremit të djathtë, vlerësimet e opinionit publik për Macron dhe Starmer vijojnë të “zhyten”
Keir Starmer dhe Emmanuel Macron janë bashkuar në një kauzë të përbashkët për të luftuar populistët e të djathtës. Një sondazh i ri i IFOP tregoi se vlerësimet për Macron kanë rënë në një nivel rekord prej 17%, pas kaosit të fundit politik në Paris. Ky është vlerësimi më i ulët për Macron gjatë presidencës së tij 2-mandatëshe, e cila filloi në maj të 2017-ës dhe vjen ndërsa ai vazhdon të përballet me partinë Rally National të ekstremit të djathtë të Jordan Bardella dhe Marine Le Pen. Sondazhi, i kryer më 18–19 shtator me 1.000 francezë, tregoi se popullariteti i Macron ka rënë me 14 pikë midis votuesve që e rizgjodhën atë në vitin 2022. “Shumica e francezëve janë rezistentë, të zhgënjyer dhe nuk do...