Çfarë ndodhi në Vlorë? 37-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë, Policia: U qëllua vetë, armën e hodhi…

Çfarë ndodhi në Vlorë? 37-vjeçari shkon në spital me plumb në këmbë, Policia: U qëllua vetë, armën e hodhi…

PAMJE NGA VENDNGJARJA VLORË-Një plagsje me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur në Vlorë. 37-vjeçari është plagosur me armë zjarri në këmbë. I plagosuri, Skerdi Mehmetaj (Piperi) u paraqit vetë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore. Në lidhje me rastin Policia njofton se 37-vjeçari dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri jashtë ambjenteve të një lokali. Mehmetaj hodhi armën e zjarrit, tashmë të sekuestruar, brenda një automjeti menjëherë pas ngjarjes. Njoftimi i policisë: Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë...