Vlorë, plagosja e 37-vjeçarit/ Policia: Dyshohet se qëlloi veten, armën e hodhi në automjet

Vlorë, plagosja e 37-vjeçarit/ Policia: Dyshohet se qëlloi veten, armën e hodhi në automjet

Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e sotme në qytet.  Një 37-vjeçar, banues në Selenicë, ka mbërritur në spitalin e Vlorës me plagë nga armë zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se ai është vetëplagosur në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “10 Korriku”.  Policia ka sekuestruar armën e dyshuar, e cila ishte hedhur në një automjet pas ngjarjes. Vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.  Njoftimi i policisë:  Vlorë/Informacion shtesë  Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se...