“Të presim procesin pa vlerësime politike”/ Gjykimi në Hagë, reagon Kurti për herë të parë: Qëndrimi im është…

“Të presim procesin pa vlerësime politike”/ Gjykimi në Hagë, reagon Kurti për herë të parë: Qëndrimi im është…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti foli për të parën herë për mediat atje që kur mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të akuzuar për krime lufte, ka nisur thirrjen e dëshmitarëve të saj. Kurti tha për mediat në Prishtinë se e po e ndjek procesin brenda mundësive që i lejon pozicioni i tij dhe angazhimet që ka. “E kam parë pjesërisht, aq sa kam mundur për shkak të aktiviteteve të shumta. Mbrojtja ka një orientim të qartë, ndërsa roli ynë këtu është mjaft i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti...