Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Ministrja Koçiu nis me “dorë të hekurt”: Shkarkon zëvendësministrin pas spiunimit nga stafi
Ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, ka ndërmarrë veprimin e saj të parë të fortë vetëm pak ditë pas betimit në detyrë. Ajo ka propozuar shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila, pas një denoncimi qytetar për sjellje të papërshtatshme. Sipas burimeve, Mahila është kapur duke pirë cigare në një ambient të mbyllur, veprim që është kundër ligjit dhe rregullave të etikës në administratë. Pas verifikimeve, ministrja Koçiu ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe vendimi është ekzekutuar. Mahila kishte shërbyer si zv.ministër i Punëve të Brendshme që nga janari i vitit 2021. Pas shkarkimit, qytetari që bëri denoncimin është njoftuar zyrtarisht për masën e marrë. Ky është sinjali i parë i ministrisë së re për tolerancë zero ndaj shkeljeve administrative, sado të vogla të...