Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndodhen në “listën e zezë” amerikane, por jo para gjykatave maqedonase! Si po ‘i bëjnë bisht’ politikanët dhe biznesmenët drejtësisë..
Shumica e personave nga Maqedonia e Veriut që janë futur në listën e zezë amerikane, kryesisht për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe ndikim mbi gjyqësorin, vazhdojnë të jenë aktivë në politikë dhe biznes. Sanksionet duket se kanë ndikuar në rënien e besueshmërisë, por rastet e zgjidhjes gjyqësore të aferave korruptive janë të rralla. Më shumë se katër vjet më parë, lumi Drini i Zi në Strugë, në orët e mbrëmjes, papritur u bë shumëngjyrësh, duke ndryshuar ngjyrën e rrjedhës në blu, jeshile dhe të kuqe. Pamjen e re e fitoi falë ndriçimit anësor dhe atij nënujor përgjatë lumit. Mbrëmjen e 21 qershorit 2021, kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, në një ceremoni me fishekzjarre dhe festime, deklaroi se Drini i Zi “do të duket si akuarium”. Por, që nga...