Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ministria Koçiu bën ‘lëvizjen e parë’/ Shkarkon zëvendës ministrin e brendshëm, zbardhet arsyeja
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka nisur menjëherë me “dorë të hekurt” detyrën e re si ministre e Brendshme. Pak ditë pas betimit në presidencë, burimet konfirmojnë se Koçiu ka propozuar shkarkimin e zv.ministrit Andi Mahila, një vendim që u mor pas një denoncimi qytetar. Zv.ministri Mahila, i cili mbante këtë post prej vitesh, është kapur duke pirë cigare brenda një ambienti të mbyllur. Pas verifikimit të denoncimit, ministrja Koçiu ka kërkuar shkarkimin e tij, dhe më pas Mahila është liruar nga detyra. Andi Mahila ka shërbyer si zv.ministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021. Pas shkarkimit, ministrja Koçiu njoftoi edhe qytetarin që bëri denoncimin për masën e marrë me shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Mahilës.