Të frikësuar nga një luftë e mundshme agresive në Europë, Gjermania bën gati planin: Do trajtohen një mijë ushtarë të plagosur në ditë

Të frikësuar nga një luftë e mundshme agresive në Europë, Gjermania bën gati planin: Do trajtohen një mijë ushtarë të plagosur në ditë

Forcat e armatosura të Gjermanisë po hartojnë plane për të trajtuar deri në 1,000 ushtarë të plagosur në ditë, duke u përgatitur për ndonjë rast konflikti të madh midis NATO-s dhe Rusisë , mes shqetësimeve në rritje për një përshkallëzim të mundshëm.  Plani i emergjencës është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga ushtritë evropiane për t’u përgatitur për një konfrontim të madh me Moskën, ndërkohë që NATO po paralajmëron se Rusia mund të jetë gati të nisë një sulm deri në vitin 2029 . Pavarësisht premtimeve të Kremlin-it se nuk po përgatitet për luftë me Aleancën Atlantike, shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të saj (në Poloni dhe Estoni) nga avionët dhe dronët rusë kanë rritur frikën e përshkallëzimit. Kryemjeku i forcave të armatosura gjermane, Ralph Hoffman, tha se numri...