Moti shqetësues në Mesdhe, temperaturat e larta po sjellin pasoja të rënda

Moti shqetësues në Mesdhe, temperaturat e larta po sjellin pasoja të rënda

Gjatë dekadës së fundit, rajoni ka regjistruar temperatura të larta të sipërfaqes së detit, me pasoja që shkojnë përtej ekologjisë dhe prekin thelbin e ekonomisë dhe stabilitetit social. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së, viti 2024 shënoi temperaturën mesatare vjetore sipërfaqësore më të lartë të regjistruar ndonjëherë në detet evropiane: 13.73°C, një temperaturë e cila tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2023. Në Mesdhe, temperaturat sipërfaqësore arritën në 28.7°C në gusht, duke tejkaluar shumë ndryshueshmërinë natyrore ndërkohë që shkencëtarët po i krahasojnë gjithnjë e më shumë këto fenomene me “zjarret nënujore”. Analogjia sipas tyre qëndron, pasi ashtu si një zjarr në pyll mund të shkatërrojë një ekosistem tokësor brenda pak orësh, një valë e të nxehtit detar mund të shkaktojë vdekje masive, zbardhje të...