37-vjeçari mbërriti i plagosur në spital, zbulohen dinamikat e ngjarjes së rëndë në Vlorë

37-vjeçari mbërriti i plagosur në spital, zbulohen dinamikat e ngjarjes së rëndë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë. Në automjetin tip Audi A5 me targa AB 461 JK, dyshohet se në brendësi të tij ka ndodhur një konflikt mes 37-vjeçarit Skerdi Mehmetaj Piperi, i cili ndodhej në makinë dhe një personi apo personave që ndodheshin jashtë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi i cili ka mbetur i plagosur mund të ketë plagosur veten në momentin që ka nxjerrë armën, ose nga këqyrja e parë, makina në pjesën e parë pra në xhamin e parë ka thyerje dhe kjo tregon se mund të ketë pasur përplasje në brendësi të saj, por ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vetëplagosje apo për përdorim arme nga persona të tjerë, apo sherr...