Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Kronikë E Hënë, 22 Shtator 2025 15:34 Vlorë/Informacion paraprak Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e kembës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.