Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohen tre grabitësit nga Saranda që vidhnin vila në bregdetin e Jugut, policia iu gjen edhe armë
Tre grabitës, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në disa banesa në fshatrat bregdetar të Himarës, gjatë 2 muajve të fundit janë arrestuar nga policia. Po ashtu policia ka proceduar penalisht një 18-vjeçare që ka pasur dijeni mbi aktivitetin e bandës së grabitësve, por nuk ka kallëzuar krimin. Gjatë operacionit policia në banesën e njërit prej të arrestuarve ka gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve. “Si rezultat i operacionit “Break in”, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. G., 31 vjeç, banues në Sarandë; D. R., 39 vjeç, banues në Sarandë; K. H., 37 vjeç, banues në Finiq. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori...