Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi
Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako, i shtruar në repartin e Sëmundjeve Infektive, për shkak të problemeve shëndetësore. Por, sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi më 27 shator. Pjesën më të madhe të dënimit ai e kryer në “arrest shtëpie”. Dako vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale. Ai në spital qëndroi nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve. Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, u dënua me 2 vite e tetë muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila e gjeti fajtor për akuzën e shpërdorimit të detyrës.