Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Gati shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kemi disa kandidatë për Tiranën
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se opozita do të bojkotojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë Tiranë. Nga konferenca për shtyp, Berisha tha se PD ka kandidatë potencial, ndërsa komentoi edhe shkarkimin e kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj. Ai tha se në emër të PD kërkon që Veliaj të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak, në mbledhjen për shkarkimin e tij ditën e nesërme. “Kërkojmë që Veliaj të lejohet të flasë para këshillit bashkiak. Këshilltarët tanë kanë përsëritur votën për shkarkimin e tij. Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj, ta lërë të flasë atë. Është e drejtë që nuk mund t’i mohohet. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer ju garantoj se PD ka kandidatë të pakrahasueshme me...