Analiza e ekspertit: 40 masat për shpëtimin e drejtësisë

Analiza e ekspertit: 40 masat për shpëtimin e drejtësisë

Në Shqipëri, drejtësia nuk është vetëm e vonuar, shpesh është e mohuar. Këtë tashmë e ka deklaruar disa herë Gjykata e Strasburgut në vendimet e saj kundër Shqipërisë, dhe vonesat i ka pranuar zyrtarisht në të gjitha raportet e fundit të saj edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) që është organi qeverisës i gjyqësorit. Shifrat statistikore janë të ftohta, por pas tyre fshihen jetë të thyera, familje që shkatërrohen, biznese që mbyllen, e qytetarë që humbasin shpresën. Një proces gjyqësor i thjeshtë për një konflikt pronësie, divorc apo mosmarrëveshje për një kontratë, mund të zgjasë 15 deri në 20 vjet. Nëse një qytetar depoziton sot një padi civile, ka gjasa që vendimi final në Gjykatën e Lartë të vijë pas vitit 2040. Kjo nuk është...