Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ecim, që nga Shkodra deri në Vlorë”/ Rama ndan tjetër video nga ‘fshesa’ e IKMT në gjithë vendin
Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga sektori privat. “Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë, e kudo tjetër ku duhen çliruar hapësirat publike“-shkruan Rama krahas videos ku shemben ndërtimet pa leje. Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve. Top Channel