Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kaosi i PD në Parlament/ Sula zbardh prapaskenat: 80% e deputetëve ishin kundër, vetëm 3 persona pro
Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka kritikuar sjelljen e opozitës në Parlament në seancën e javës së kaluar, kur për shkak të kaosit të tyre dhe hedhjes së kushtetutës dhe librit të rregullores drejt qeverisë, Kuvendi miratoi me shpejtësi programin qeverisës. Në një postim në Facebook, Sula e konsideron sjelljen e opozitës si autogola që i bën vetes. Ndërsa pikërisht për kaosin që shkaktoi në Parlament, Dashnor Sula zbulon se 70-80% e deputetëve të opozitës ishin kundër asaj që ndodhi. Sipas tij, vetëm 3 persona e mbështesnin atë sjellje; kryedemokrati Sali Berisha, Sekretari i partisë dhe kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi. Sipas ish-deputetit Sula, pasi opozita e shkatërroi vetë seancën plenare ku do të diskutohej programi qeverisës i ‘Rama 4’, bëri autogol kur më pas...