“Do votojmë PRO shkarkimit”, Berisha: Veliaj të lejohet të flasë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

“Do votojmë PRO shkarkimit”, Berisha: Veliaj të lejohet të flasë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Sali Berisha tha këtë të hënë, 22 shtator, se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të lejohet të flasë në mbledhjen ku do të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga detyra. Në një konferencë me gazetarët, kryedemokrati theksoi se vota e këshilltarëve demokratë do të jetë për shkarkimin e tij. “Ajo që kërkojmë ne është që Veliajt t’i lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Por nëse Edi Rama nuk ka frikë nga Veliaj, sepse i nxjerr krimet e tij, ta lejojë të flasë atë. Të jeni dhe ju mediat atje dhe të flasë”. Sa i takon kandidatit të Partisë Demokratike për kryebashkiak të Tiranës,...