“Break in”/ Lumë vjedhjesh në banesa, arrestohen tre ‘skifterë’ në Himarë

“Break in”/ Lumë vjedhjesh në banesa, arrestohen tre ‘skifterë’ në Himarë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Break in”, zbardhen raste të vjedhjes në 4 banesa në fshatrat e Himarës. Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, në këto banesa, gjatë 2 muajve të fundit. Gjenden dhe sekuestrohen në banesën e njërit prej të arrestuarve: 1 armë zjarri kallashnikov, 3 silenciatorë, municion luftarak dhe sende që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve. Procedohet penalisht një 18-vjeçare, për moskallëzim krimi.     Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve intensive në terren, me fokus monitorimin e lëvizjes së shtetasve të dyshuar për krime kundër pronës dhe pasurisë dhe për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe...