Trump urdhër vartëses së tij: Godit armiqtë e mi! Demokratët: Po shkojmë në diktaturë

Trump urdhër vartëses së tij: Godit armiqtë e mi! Demokratët: Po shkojmë në diktaturë

Artikull i La Repubblica, nga Paolo Mastrolilli GLENDALE – “Nuk mund të presim më, në rrezik janë reputacioni dhe besueshmëria jonë”. Me këtë mesazh të thjeshtë në rrjetin e tij social Truth, Donald Trump i dha urdhër sekretares së Drejtësisë, Pam Bondi, të përshpejtojë ngritjen e aktakuzave ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Një shkelje kaq e hapur e frymës së ligjit amerikan, saqë lideri i pakicës demokrate në Senat, Charles Schumer, deklaroi se kjo rrugë çon drejt një diktature.“Kjo është rruga që të çon drejt diktaturës”. Reagim të ngjashëm pati edhe Hillary Clinton. Por siç ndodh pothuajse gjithmonë me sfidat e presidentit ndaj rendit kushtetues, republikanët heshtën, të zënë duke nderuar kujtimin e Charlie Kirk, i cili vetë e kishte kritikuar fshehjen e dokumenteve sekrete, lidhur me çështjen “Epstein”....