Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Veliajt: Po nuk erdhe dot, na nis një letër
Erion Veliaj i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra. Këshilli, në kthimpërgjigje, shprehet se, nëse nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mund t’i dërgojë me shkrim komentet e tij. Pjesë nga përgjigjja ndaj Veliajt: “Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje”. Mbledhja e komisionit të...