Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Revolta e ish-agjentit të Mossad-it: Hetoni financimet e Katarit për Netanjahun dhe llogaritë e familjes së tij në kriptovaluta. Hamasi u lejua të…
Historia e Udi Levi, për 14 vjet numri një i inteligjencës financiare të Mossad-it. Ai kërkon një hetim mbi marrëdhëniet financiare mes Netanyahut dhe Katarit, i cili dërgon para për Hamasin. Letrat nga Emiratet dhe fushatat e Bibi-t. Më 9 shtator, Izraeli kreu një bombardim ajror mbi territorin e Katarit. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që forcat e tij të godisnin një objektiv në një nga Emiratet e Gjirit. Shënjestra ishte një grup drejtuesish të Hamasit në Doha, që prej dekadash u ofron publikisht mikpritje përfaqësuesve të organizatës terroriste. Fillimisht nuk ishte e qartë bilanci i sulmit (që më pas do të rezultonte kryesisht i dështuar), por ndërkohë që avionët izraelitë ishin ende në kthim, Benyamin Netanyahu e mori menjëherë përsipër ndërhyrjen. Kryeministri foli...