Greqi/ Varrosi të ëmën 4 vite më parë, por nuk tregoi për t’i marrë pensionin, 62-vjeçarja: Më duheshin para, shqiptari më ndihmoi…

Greqi/ Varrosi të ëmën 4 vite më parë, por nuk tregoi për t’i marrë pensionin, 62-vjeçarja: Më duheshin para, shqiptari më ndihmoi…

“Nëna ime vdiq nga shkaqe patologjike. Kur kjo ndodhi, vendosa ta varrosja me ndihmën e Janisit, shqiptarit, sepse po përballesha me probleme financiare. Nuk kisha para dhe kisha nevojë për to.” Me këto fjalë, drejtoresha 62-vjeçare e KEP-it në Viotia – e cila akuzohet se e ka varrosur nënën e saj pranë shtëpisë së saj, për të marrë pensionin, u përpoq të justifikonte ngjarjen e rëndë. Hetimi mbi rrethanat në të cilat ndodhi incidenti i paprecedentë është ende duke vazhduar, me oficerët e policisë që përpiqen të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe t’u përgjigjen pyetjeve thelbësore. Njëra prej tyre është se kush është ky “Jannis” të cilit i referohet e akuzuara. Ajo tha se burri ishte punëtor në fshat, por deri më tani askush që...