Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vlorë/ Votim i hapur për zëvendësin e Dredhës, opozita kundër! Forca e kartonave miraton njeriun qe kishte caktuar Rama
Është shoqëruar me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës kur kërkohej votim i hapur për kandidaturën e Ramës për të zëvendësuar kreun e dorëhequr të bashkisë Ermal Dredha. Tensionet në këshill kanë nisur pasi është kërkuar te hidhet në votim të hapur për Elis Halilin. Kjo është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit e opozitës në Këshill të cilët deklaruan se rregullorja nuk e lejon këtë gjë. Kërkesë që nuk u pranua nga shumica e majtë. Dhe në votimin e hapur u miratuar njeriu i Ramës për kreun e bashkisë së Vlorë. Elis Halili ishte paracaktuar nga kreu i rilindjes që të voptohej si kreu i bashkisë së Vlorës. Udhëzim të cilin e kishte ndarë me anëtarët socialsitë edhe Blendi Çuçi njeri i Ramës në qarkun e Vlorës.