‘Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit’/ Trump njofton: Kemi gati përgjigjen

‘Autizmi ka dalë krejt jashtë kontrollit’/ Trump njofton: Kemi gati përgjigjen

Nga Jens Ulrich Eckhard, BILD Presidenti i SHBA Donald Trump është i bindur: Medikamenti “Tylenol”, i njohur në Europë me emrin “Paracetamol”, dhe shumë i përdorur nga gratë shtatzëna, sipas tij rrit rrezikun për autizëm. Që nga vitet 1950, Paracetamoli konsiderohet si një medikament i njohur dhe i përdorur globalisht për dhimbjet. Udhëzimet aktuale mjekësore në SHBA thonë se marrja e këtij medikamenti pa recetë gjatë shtatzënisë është e padëmshme. Megjithatë, presidenti amerikan dhe ministri i tij i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., po e vënë këtë në dyshim. Ata shohin një lidhje midis marrjes së “Tylenol” gjatë shtatzënisë dhe çrregullimeve të spektrit autik te të sapolindurit. Sipas “Politico”, që i referohet dy zyrtarëve të lartë të qeverisë, Trump të hënën do të deklarojë se...