“Byshek Fest”, mes natyrës, traditës dhe argëtimit në zemër të Shushicës

“Byshek Fest”, mes natyrës, traditës dhe argëtimit në zemër të Shushicës

Bysheku, vetëm 5 kilometra larg qytetit të Elbasanit, këtë të shtunë, u shndërrua në një qendër të gjallë festimi, ku natyra, tradita dhe argëtimi u bashkuan në një aktivitet unik. “Byshek Fest”, e organizuar nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, solli një ditë të mbushur me atmosferë, mikpritje dhe gjallëri për banorët dhe vizitorët. Prej dekadash, elbasanasit e kanë zgjedhur Byshekun si një vend pushimi e relaksi, nën hijen e rrapit shekullor dhe pranë ujit të freskët që buron nga burimet natyrore. Në vitet e fundit, këtij vendi i janë shtuar edhe turistë të huaj, duke e futur Byshekun në hartën e pikave turistike më të vizituara të Elbasanit dhe duke e kthyer në një nga destinacionet e para që të huajt...