Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Akuzohet se organizoi trafikun e armëve nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari
20-vjeçari Roseljo Arifi është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia në shëpinë e tij në Shkodër i dyshuar si organizator i një grupi kriminal që trafikonin armë nga Shqipëria në drejtim të Anglisë nëpërmjet linjave direkte të autobusave. I riu dyshohet se një person kyç në organizimin e dërgesave drejt Anglisë, pai porosi të tjera dyshohet të jenë kryer më parë ku armë zjarri janë fshehur brenda objekteve të ndryshme dhe janë trafikuar jashtë territorit shqiptar. Arifi së bashku me dy të tjerë, Jurgen Susa dhe Segest Meti, të arrestuar ditën e djeshme, u zbuluan teksa drejt Anglisë kishin nisur një televizor, brenda të cilit kishin fshehur një armë zjarri të çmontuar së bashku me silenciator. Sipas burimeve policore, Komisariati nr. 3 në Tiranë u njoftua një kompani transporti Shqipëri-Angli, e cila...