Shpërndanin kokainë në Kamzë, arrestohen dy persona

Shpërndanin kokainë në Kamzë, arrestohen dy persona

Dy shpërndarës të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Kamëz. Blutë bëjnë me dije se të dyve u është gjetur kokainë e ndarë në doza, gati për shitje në momentin e ndalimit. “Si rezultat i kontrolleve sistematike, me objektiv goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve konstatuan dhe goditën 2 raste të sigurimit dhe ndarjes së lëndës narkotike Kokainë, në doza, me qëllim shitjen. Për këto raste, u arrestuan në flagrancë shtetasit: -F. P., 35 vjeç dhe E. S., 36 vjeç, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në automjete, përkatësisht në Valias dhe në rrugën “Ismail Qemali”, iu gjetën doza të lëndës...