Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dikur jepnin 10 mln dollarë për “kokën” e tij, Presidenti sirian do të flasë sot në OKB
Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa mbërriti në Nju Jork për të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kjo vizitë e tij në SHBA shënon pjesëmarrjen e parë të një presidenti sirian që nga viti 1967. Sharaa – një ish-udhëheqës i al-Kaedës, për “kokën” e të cilit dikur kishte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh – shënoi një fitore të madhe diplomatike në maj kur fitoi njohjen nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një takim në Riad. SHBA-të më pas hoqën shumicën e sanksioneve ndaj Sirisë dhe administrata Trump ka shprehur mbështetjen e saj për përpjekjet e Sharaa-s për të bashkuar dhe stabilizuar vendin. Sharaa pritet të mbajë fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme, e cila hap sesionin e...