Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PD kërkon ta shkarkojë, Peleshi mbledh sot krerët e grupeve parlamentare
Teksa opozita ka paralajmëruar kërkesën për shkarkimin e tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi do të mbledhë sot, 22 shtator, në orën 11:00, krerët e grupeve parlamentare lidhur me plotësimin e komisioneve. Vendimi për të kompletuar strukturën e re të komisioneve në Kuvend pritet të shkaktojë tensione me Partinë Demokratike, e cila nuk e njeh këtë organizim. Edhe pse PD ka zgjedhur kryetarët e komisioneve, ajo nuk i ka depozituar zyrtarisht në Kuvend, duke lënë çështjen të hapur dhe duke paralajmëruar debate të mëtejshme. Demokratët kanë njoftuar se gjatë Konferencës së Kryetarëve do të dorëzojnë kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ai ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Në seancën e fundit plenare u miratuan vetëm komisionet e...