Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kishin kthyer banesën me qira në ‘strehë’ prostitucioni në Durrës, arrestohen tre kineze
DVP Durrës/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Space”. Vihen në pranga 3 shtetase kineze që kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 13, Plazh, e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion. Procedohen penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”. Si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, për një periudhë trejavore, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, u finalizua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Space”. Në kuadër të këtij operacion u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, shtetaset kineze:-M. Y., 41 vjeçe, J....