“Gjobë dhe…”/Vendosën të notonin në kanalin e Venedikut në Venencia, autoritetet marrin masa për çiftin

“Gjobë dhe…”/Vendosën të notonin në kanalin e Venedikut në Venencia, autoritetet marrin masa për çiftin

Një çift me pushime në Venecia vendosi t’i thoshte lamtumirë qytetit duke u zhytur në Kanalin e Madh dhe më pas u gjobitën dhe u urdhëruan të largoheshin nga qyteti për 48 orë. Burri 35-vjeçar dhe partnerja e tij 25-vjeçare rumune, të cilët jetojnë në Britani, u zhytën në kanal dhe u vunë re nga gondolierë të cilët kontaktuan policinë. Sipas mediave italiane, çifti u gjobit me 450 euro dhe autoritetet i urdhëruan ata të largoheshin nga qyteti, i cili është një Vend i Trashëgimisë Botërore, për 48 orë sipas CNN. Noti në 150 kanalet e Venedikut është rreptësisht i ndaluar për shkak të rreziqeve që paraqesin gondolat dhe anijet. Këshilltarja e sigurisë Elisabetta Pesce i tha gazetës Il Gazzetino: “Falënderoj gondolistët për bashkëpunimin dhe raportimin në...