Çfarë është “bujqësia me kontratë”?/ Ndryshon modeli në Shqipëri, fuqizohen kooperativat

Çfarë është “bujqësia me kontratë”?/ Ndryshon modeli në Shqipëri, fuqizohen kooperativat

Sektori bujqësor pritet të ketë një transformim të modelit se si funksionon në Shqipëri,  me synim që të fuqizohet dhe të rritet pesha e tij në Prodhimin e Brendshëm Bruto. Ky transformim parashikohet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Në programin e saj qeverisës, qeveria planifikon kalimin nga ferma e vogël tradicionale tek ferma moderne e lidhur me tregun nëpërmjet “Contract Farming”, përmes nxitjes e krijimit të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, apo të njohura ndryshe si kooperativa dhe modeleve të ekonomisë së shkallës. Pilotimi do të fillojë në 5 bashki, të cilat kanë edhe bujqësi të zhvilluar. Por çfarë është “contract farming?” Ky koncept i referohet “bujqësisë me kontratë”, pra një marrëveshje që nënshkruhet midis fermerit dhe blerësit i cili mund të jetë kompani,...