Rishfaqet Nesti Angoni! Anonimi që ‘fundosi’ Erion Veliajn, ‘shënjestra’ e radhës është Albana Vokshi…pritet reagimi i SPAK

Rishfaqet Nesti Angoni! Anonimi që ‘fundosi’ Erion Veliajn, ‘shënjestra’ e radhës është Albana Vokshi…pritet reagimi i SPAK

albana vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Burime për mediat bëjnë me dije se dononcimi është depozituar nga anonimi "Nesti Angoni" që në fillim të shtatorit, dhe lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrimin e parave të fituara nga veprimtari të jashtëligjshme ndaj deputetes demokrate.  Në denoncimin e siguruar nga Report Tv, thuhet se kallëzimi me objekt deputeten Vokshi, bashkëjetuesin e saj Arian Tartarin, si dhe motrën Mimoza Vokshi, përmban disa raste të dyshuara korrupsioni dhe gjithashtu skemën, e cila përdorej për të "pastruar" paratë e fituara nëpërmjet veprimtarive korruptive të kryera nga ligjvënësja demokrate dhe familjarët e saj. “Nesti Angoni” pretendon se deputetja demokrate është përfshirë në abuzime me koncesionet në...