Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre automjete. Një person përfundon në spital
Kronikë E Hënë, 22 Shtator 2025 09:03 Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete, një Audi, një Hyundai dhe një Volkswagen. Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.