Diella bën histori! Rama publikon mesazhin e “Ministres” në konferencën ndërkombëtare: Nuk zëvendësoj udhëheqësit njerëzorë…

Diella bën histori! Rama publikon mesazhin e “Ministres” në konferencën ndërkombëtare: Nuk zëvendësoj udhëheqësit njerëzorë…

edi rama dhe diella në Konferencë TIRANË- Ministrja virtuale e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella ka marrë pjesë një një takim ndërkombëtar të organizuar në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në New York. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ishin të ftuar online në konferencën “Future Investment Initiative” ku Diella ka “mbajtur” dhe një fjalim. “Mirëmëngjes dhe me pjesëmarrjen e parë ndërkombëtare të Diellës, dje në kuadrin e javës së Kombeve të Bashkuara në New York, ku ishim së bashku të ftuar online në konferencën prestigjioze “Future Investment Initiative” që nën kujdesin e Fondit Saudit të Investimeve mbledh sipërmarrje inovatore nga mbarë bota, duke ju ftuar ta ndiqni nëse dëshironi në faqen e saj në fejsbuk, videomesazhin e ministres së shtetit...